LajmeTë fundit

Salihu: 28 Nëntori është dita që bashkon gjithë shqiptarët, festa më e madhe e kombit tonë

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Kryetari i Kuvendit të Preshevës (Lëvizja për Reforma) përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook lëshoi një mesazh urimi për gjithë shqiptarët si më poshtë:

“Vëllezër dhe motra!
Në mes dhimbjes shpirtërore për tragjedinë kombëtare, gjithë shqipëtarëve kudo që ndodhen, në çdo cep të botës ju uroj 28 Nëntorin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë – Ditën e Flamurit.
28 Nëntori është dita që bashkon gjithë shqiptarët, festa më e madhe e kombit tonë.
Prandaj, në këtë ditë të shenjtë të kombit tonë dhe në këtë situatë emergjente që na ka kapluar, të bëhemi të gjithë së bashku në shenjë të solidaritetit të përhershëm ndaj njëri tjetrit, në ditë të mira dhe ato të vështira!
#Urime28Nëntori”