Të fundit

Në Preshevë organizohet aktiviteti i dhurimit të gjakut për nder të ish kryeshefit të policisë, Avdi Bajrami

Në Preshevë, do të organizohet një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në kujtim të kryeshefit të ndjerë.

Aksioni do të zhvillohet më 5 mars nga Sindikata e Pavarur e Policisë e cila e organizon këtë aktivitet në stacionin policor në Preshevë. Siç thuhet në njoftim gjaku i grumbulluar do të shfrytëzoeht për pacientët e komunës sonë në qendrat spitalore.

Dhurimi i gjakut bëhet të premtën më 5 mars duke filluar nga ora 9 deri në orën 14 në ambientet e Stacionit Policor në Preshevë.