Salihi: Punësohen 4 edukatore në çerdhe në Bujanoc vetëm njëra shqiptare
Këshilltari i Kuvendit Komunal në Bujanoc, Rahim Salihu nga radhët e PVD-së kritikon pushtetit lokal për aryse të punësimeve në çerdhen e qytetit Gëzimi Ynë.
Më posht mund ta lexoni reagimin e plotë të Salihit:
Punësohen 4 edukatore me Vendim të përhershëm në çerdhe në Bujanoc – vetëm njëra shqiptare!
Nga 4 edukatore të punësuara dje me Vendim të përhershëm të punës në Çerdhen e qytetit Gëzimi Ynë në Bujanoc, vetëm njëra prej tyre është shqiptare!
Pra nga 4 vende të punës, vetëm një për shqiptarët!
Bëhet fjalë për të njejtin institucion i cili po e zvarritë me vite hapjen e paraleleve për fëmijët në gjuhën shqipe duke u pamundësuar fëmijëve shqiptar trajtim të barabart.
Për çudi, konkursi i hapur për këto 4 vende të reja të punës ishte mbajtur i fsheht edhe nga institucioni i çerdhes e edhe nga Komuna e Bujanocit.
E kur jemi te Komuna e Bujanocit dhe drejtuesit e sajë, ata po vazhdojnë të heshtin zëshëm ndaj çdo diskriminimi që po u bëhet shqiptarëve në Bujanoc.
Sa për rikujtim, punësimet me proporcione të ngjajshme po ndodhin gjithëandej institucioneve të komunës së Bujanocit dhe kjo është në kundërshtim të plotë me betejën tonë për barazi!
Barazia është vlerë! Ofrimi dhe rrespektimi i barazisë është detyrë! Është parakusht për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë.
Pa barazi nuk ka drejtësi. E pa të dyjat nuk ka liri.