Lajme

Sadriu: “Pavarësisht largimit të gjendjes së jashtëzakonshme, komuna e Preshevës vazhdon të mbetet sikurse në kamp të përqendrimit”

Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ilir Sadiru, përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar ka komentuar situatën aktuale në komunën e Preshevës pas largimit të gjenjdes së jashtëzanoshme, përcjell Ministria Lajmeve.

Sadiru është shprehur që si rezultat i gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbylljes së kufijve, një qytetarë nga Presheva humbi jetën duke u kthyr nga Prishtina në rrathana ende të pasqaruara nga autoritetet relevante.

Tutje Sadriu ka shtuar për këto 52 ditë të gjedjes së jashtëzakonshme mësimi nëpër shkolla u pezullua , xhamitë u mbyllën, shumë ndërrmarje private të vogla dhe të mesme ndërprenë aktivitetin e tyre, kurse komuna asnjë hap konkret nuk e ka ndërmarr me mjete buxhetore , kundrejt kësaj krize të shkaktuar.

“Pavarësisht largimit të gjendjes së jashtëzakonshme, Komuna e Preshevës vazhdon të mbetet sikurse në kamp të përqendrimit”- deklaroi Sadriu.

Postimi i plotë :

Sot, ka hyrë në fuqi vendimi mbi largimin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ishte shpallur me datë , 15 mars 2020.

Si rezultat i gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbylljes së kufijve, fatkeqësisht një qytetar i Komunës së Preshevës duke tentuar që të kthehet në Preshevë nga Prishtina, humbi jetën në rrethana ende të pasqaruara.

I ndjeri ishte punëtor në Bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi”, institucion ky i themeluar nga Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës.

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme, po e ritheksoj nuk kishte thirrur asnjë mbledhje të veçantë për ta trajtuar këtë rast të kobshëm.

Për këto 52 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme, mësimi i drejtpërdrejt dhe i rregullt në shkolla u pezullua, xhamitë u mbyllën, një numër i madh i qytetarëve të Komunës sonë i janë nënshtruar procedurave të vetizolimit, numër i madh i ndërmarrësve ndërprenë veprimtaritë e tyre, ndërsa Komuna e Preshevës deri më tani, asnjë hap konkret nuk e ka ndërmarr me mjete buxhetore , kundrejt kësaj krize të shkaktuar.

Pavarësisht largimit të gjendjes së jashtëzakonshme, Komuna e Preshevës vazhdon të mbetet sikurse në kamp të përqendrimit, shkollat akoma do të jenë të mbyllura dhe mësimi në distancë vazhdon të mbahet nën kushte të diskriminimit .Qytetarët akoma do të jenë të privuar nga lëvizja e lirë, si pasojë e moshapjes së kufijve, ku shumica prej tyre lëvizin në drejtim të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga diaspora akoma është e pamundur të lëvizin bashkatdhetarët tanë.

Respektin dhe falënderimin e meritojnë qytetarët që treguan disciplinë e humanitet , por edhe punëtorët e institucioneve që kanë shërbyer në këtë kohë (në veçanti personeli shëndetësor, policor, i higjienës dhe pastrimit).

Na presin sfida të mëdha për të dalë nga kriza ekonomike dhe sociale e shkaktuar nga Pandemia, prandaj përkushtimi duhet të jetë në radhë të parë institucional por edhe qytetar e human, që t’i kalojmë pasojat e kësaj gjendje!

Virusi akoma është prezent, ndërsa distanca sociale mbetet arma më e mirë për ta luftuar!