Të fundit

Sadriu i uron fitoren Ragmi Mustafës, dhe i bënë thirrje për unifikim të PDSH-së

Komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare u është përgjigjur ankesës së paraqitur nga Ilir Sadriu,e ky i fundit kishte bërë ankesë në lidhje me procesin zgjedhor të brendshëm partiak në garën për kryetar të përgjithshëm të PDSH-së, ku dyshohej z.Sadiru dyshonte për manipulin dhe falsifikim, transmeton Ministria e Lajmeve

Komisioni zgjedhor i PDSH -së pasi ka konstatuar se zgjedhjet e brendshme partiake ishin të rregullta dhe nuk ka pasur parregullsi ose manipulime, e në lidhje me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e z. Sadriu ku dhe ka pranuar konstatimin e komisionit.

Mes tjerash ish-nënkryetari i PDSH ka falënderuar të gjithë delegatët që e votuan dhe në të njejtën kohë i ka bërë i ka uruar fitoren kryetarit Ragmi Mustafa dhe i ka bërë që të jetë unifikues, tê grumbullojë anëtarë të rinj .

Reagimi i plotë :

I dashur elektorat i Partisë Demokratike Shqiptare,

Të nderuar delegat të Kuvendit të shtatë zgjedhor,

Organizimi i zgjedhjeve brendapartiake duke filluar nga Nëndegët e deri te Kuvendi i shtatë zgjedhor, kishte filluar që nga data 02 nëntor për tu përmbyllur me datë 06 dhjetor të këtij viti.

Pas shpalljes së rezultateve preliminare për zgjedhjen e kryetarit të përgjithshëm të PDSH-së me datë 06 dhjetor, komisionit zgjedhor i parashtrova ankesë lidhur me dyshimet për parregullsi dhe manipulime të materialeve zgjedhore.

Sipas Komisionit zgjedhor në përbërje të 5 anëtarëve, pas shqyrtimit të ankesës duke kontrolluar dhe verifikuar materialin votues
është konstatuar se materiali zgjedhor respektivisht fletvotimet ishin në rregull dhe me vulë autentike !?

Komisioni zgjedhor poashtu konstatoi se nga lista e delegatëve të Kuvendit të shtatë zgjedhor të PDSH-së që numëron 164 delegat, në votimin për Kryetar të përgjithshëm të PDSH-së më 06 dhjetor, votuan 158 delegat, nga të cilët 3 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Nga 155 vota të vlefshme, kam marrur besimin e 56 votava (36.13 %) të delegatëve të Kuvendit të shtatë zgjedhor, jo të mjaftueshme për tu zgjedhur Kryetar i përgjithshëm i PDSH-së.

E falenderoj përzemërsisht secilin delegat e delagate të PDSH-së, për mbështetjen dhe inkurajimin që ma kanë dhënë në këtë garë të pabarabartë me kryetarin në detyrë, sidomos për mbrojtjen e shkronjës “D” të akronimit, çmim të cilin e paguan shumica e tyre duke u diferencuar në përzgjedhjen për anëtar të Këshillit qendror të Partisë.

Nga kjo mbështetje, ndjehem fitues moral i këtyre zgjedhjeve, prandaj me përgjegjësi shtesë mbaj bindjen e thellë dhe qëndrimin e njejtë ashtu siç kam deklaruar edhe me rastin e kandidimit tim se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, PDSH duhet të jetë unike, e qëndrueshme, demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Duke e uruar për rizgjedhje z. Ragmi Mustafa për Kryetar të Partisë me mbështetjen e 99 delegatëve, i bëjë thirrje që të reflektoj në unifikim, mobilizim, organizim e veprim si dhe në domosdoshmërinë e krijimit të një ekipi të ri, në mënyrë që pas zgjedhjeve lokale të parakohshme, qytetarëve të Komunës së Preshevës, t’i sjellim një qeverisje lokale normale, stabile dhe të përgjegjshme të udhëhequr nga Partia Demokratike Shqiptare si forcë e parë politike në Komunë të Preshevës, përndryshe nuk na duhet të jemi në pushtet me “fitore të Pirros”.