Lajme

Nesër në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Të enjten në Bruksel, do të rifillojë raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, ka thënë për klankosova.tv se ekipi do të udhëhiqet nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni dhe se do të vazhdojë diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare.

Ky është takimi i shtatë i delegacioneve në rang ekspertësh të Beogradit dhe Prishtinës, që nga vazhdimi i dialogut në korrik të këtij viti.