Rusia aprovon vaksinën kundër COVID-19, për t’i bindur rusët Putin e teston te vajza e tij
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka aprovuar tashmë vaksinën e parë në botë ku*ndër virusit COVID-19.
Vaksina është zhvilluar në Institutin Gamelaja në Moskë dhe është aprovuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Rusisë. Një gjë të tillë
ka pohuar Putin gjatë një transmetimi televiziv.
Siç shkruan gazeta gjermane Bild, edhe vajza e Vladimir Putin tashmë është vaksinuar dhe se Putin shpreson që prodhimi masiv i vaksinës të fillojë së shpejti.
Vaksina është testuar deri më tani vetëm në disa njerëz ndërkohë gazeta gjermane thotë se miratimi i vaksinës në një fazë të hershme bie ndesh edhe me kriteret ndërkombëtare.