Rrugëtimi i Millosheviqit për në Hagë pasi ra në duar të amerikanëve
Serbia para dy dekadave udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviqi.
Ai që njihej si “Kasapi i Ballkanit” ishte arrestuar në vitin 2001 me urdhër ndërkombëtar për krime kundër njerëzimit.
Por, para se të shkonte në Hagë ish-presidenti jugosllav e kishte një ndalesë në bazën e ushtrisë amerikane në Tuzëll të Bosnjës e Hercegovinës.
Video nga aty u publikua tek tash 19 vjet më pas. Aty shihet se si personeli ushtarak dhe hetues e njoftojnë kreun serb për rregullat e tyre, përderisa Millosheviq nuk gjen qetësi.
Nga Kosova dëshmuan më shumë se 100 persona kundër ‘Kasapit të Ballkanit’.
Millosheviq nuk e përjetoi kurrë verdiktin e Gjykatës së Hagës.
Ai vdiq në një nga qelitë në paraburgim ku po mbahej.