Rritje e të infektuarve me COVID-19 në Bujanoc, të dhënat lokale nuk përputhen me ato nga Vraja
Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka mbajtur mbledhjen e parë me përbërjen re të qeverisjes lokale dhe ka vlerësuar se gjendja me koronavirusin e ri mbetet e rëndë.
Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Lelja Jovanoviq dha disa statistika lidhur me infektimin e 22 pacientëve të rinj mirëpo krahasuar me të dhënat tjera zyrtare nuk përputhen të dhënat, shkruan Titulli.com.
Ndërsa sipas të dhënave nga Instituti për Shëndetin Publik në Vrajë nga dita e premte deri të hënën janë regjistruar 77 persona të infektuar me koronavirusin e ri në rrethin e Pçinjës, transmeton Titulli.com.
Nga këto të dhëna thuhet se numri po rritet në komunën e Bujanocit duke shkuar deri në 26 në mesin e tyre 6 të punësuar në shtëpinë e shëndetit dhe disa nga barnatoret e qytetit.
Drejtoresha Jovanoviq në mbledhjen e shtabit për situata të jashtëzakonshme propozoi që për shkak se nuk po respektohen masat e përcaktuara për dy javët e ardhshme të ketë orë policore në komuën e Bujanocit.
Një propozim i saj nuk gjeti mbështetje nga organet komunale sepse sipas tyre orën policore mundë të caktoj vetëm ministria e punëve të brendshme../Titulli.com/