Të fundit

Rritet paga minimale në Serbi për 17.8%, paga mesatarisht do të jetë 400 euro

Paga mininale për vitin 2024 do të jetë më i lartë për 17.8 për qind, pra çmimi minimal i punës, pa taksa dhe kontribute për sigurimet e detyrueshme shoqërore, do të jetë 47.154 dinarë.

Qeveria e Serbisë të enjten ka miratuar vendimin për nivelin e pagës minimale për periudhën janar-dhjetor 2024. Pa taksa dhe kontribute për sigurimet e detyrueshme shoqërore, do të arrijë në 47.154 dinarë, pra mesatarisht rreth 401 euro në muaj.

Siç thuhet nga Qeveria, kjo është një rritje prej 17.8 për qind dhe dukshëm mbi mesataren e pritshme të inflacionit prej 4.9 për qind në vitin 2024, gjë që do të ndikojë në afrimin më të shpejtë dhe më domethënës të pagës minimale.