Rriter umri i të infektuarve me koronavitus në Rrethin e Pçinjës – konfirmohen katër raste të reja
Nga 27 mostra të testuara nga komuat e rrethit të Pçinjës, katër persona kanë rezultuar pozitivisht për COVID-19, bëhet e ditur nga raporti i Institutit të Shëndetit Publik në Vranje.
Dy të infektuar janë nga Presheva, ndërsa nga një të infektuar kanë regjistruar Vranja dhe Surdulica.
Në ambulancën COVID në Vranjë, u kryen 59 ekzaminime, nga të cilat 42 ishin ekzaminimet e para, ndërsa në spitalet COVID të Vranjës, 22 pacientë janë duke u trajtuar, tetë prej të cilëve janë të konfirmuar me koronavirus./LuginaLajm/