Rreth 800 të vaksinuar në komunat Preshevë e Bujanoc
Komunat e Bujanocit dhe Preshevës janë duke qëndruar mjaft mirë kur është në pyetje imunizimi i qytetarëve kundër Covid-19.
Që kur ka nisur imunizimi masiv në Serbi, në këtëo dy komuna janë imunizuar rreth 800 qytetarë, raporton FOLonline.
Në komunë të Preshevës numri i qytetarëve që kanë marrë njërën nga vaksinat e regjistruara në Serbi shkon rreth 450, derisa në Bujanoc ka kaluar numrin 300.
Të interesuarit për imunizim terminin e tyre mund ta caktojnë përmes formës elektronike në : euprava.gov.rs.
Presidenti Aleksandar Vuçiq ka deklaruar dje se nëse vazhdon ky trend, vaksina ka edhe për rreth 8 ditë, por ka theksuar se shteti do të bëjë gjithçka për sigurimin edhe të më shumë dozave ditëve në vijim