Rreth 8 mijë raste të reja me COVID-19 në Serbi
Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 57 pacientë si pasojë e COVID-19.
Ndërkohë në këtë shtet janë shënuar edhe 7 mijë e 818 raste të reja pozitive.
Me këtë, numri i të vdekurve në Serbi ka arritur 2 mijë e 62.
Numri i të prekurve me COVID-19 në Serbi ka shkuar në 234 mijë e 27.
Sipas mediave, në Serbi kapacitetet mjekësore janë pranë kolapsit.
Përndryshe, edhe në shtetet tjera ka pasur numër të lartë të rasteve me COVID-19.
Tashmë numri i të infektuarve në gjithë botën raportohet të ketë shkuar në 68 milionë e 226 mijë e 53.
1 milionë e 556 mijë e 476 persona raportohet të kenë vdekur nga ky virus, ndërsa 47 milionë e 236 mijë e 216 janë shëruar.