Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës në Bucha: Vranë të gjithë që ishin nën 50-vjeç
Banorët e Bucha një qytet tashmë i njohur për botën, Mykola dhe gruaja e tij kaluan një muaj të tërë duke jetuar në bodrumin të ndërtesës kolektive
Kur rusët arritën në këtë qytet, vranë të gjithë meshkujt nën 50-vjeç. E pasi që ai ishte 53-vjeç, i dhanë afat prej 20 minutave që t’i varrosë të gjithë miqtë e tij, transmeton Telegrafi.
Gjatë një interviste dhënë për ABC News, Mykola ka folur për tre varre që gjenden përballë ndërtesës kolektive ku ai jeton.
Çdo person është shënjuar me një copëz dërrasë dhe i është vizatuar një ikonë – varësisht nga feja që i takonte. Kam dashur t’ju jap një varrim dinjitoz – me aq sa kam mundur. Për fat të keq varret nuk janë mjaftueshëm thellë të hapura, por nuk doja t’i lija që t’i hanë qentë”, tha 53-vjeçari.
Dy prej miqve të tij janë qëlluar para syve të tij, e i treti është vrarë me granatë. Gjymtyrët e trupit të tij kanë qëndruar nëpër rrugë për ditë të tëra – derisa iu lejua t’i mbledh dhe t’i fus në një thes dhe t’i gropos.
“Rusët kërkonin dokumentet kur arritën atje. Çfarëdo që shkruante në to, ata e konsideronin kërcënim – nënkuptonte se duhet të jenë të vdekur. I detyronin burrat të zhvishen, duke kërkuar tatuazhe – ndoshta ato ushtarake”, shpjegoi Mykola.