Rrëfehet qytetari nga Shkupi: “BigCommerce” ma mori jetën, humba 48 mijë euro!
Një skandal i fuqishëm tronditë Maqedoninë e Veriun. Brenda 2 muajve të fundit mijëra qytetar arritën të mashtrohen në një lojë on-line në internet me emrin BIGKOMMERCE55888 nga Kina.
Kadriu nga Shkupi ka vendos që të hap zemrën dhe të tregon mashtrimin që e kishte bërë faqja e internetit nga Kina.
“ Një shok i imi para vitit të ri, më tregoi për BIGKOMMERCIN. Më tha se fiton shumë dhe është shumë i kënaqur. Më bindi që të investoj. Unë sa kisha shit arrën e babës 48.000 euro. Sa i morra paret dhe me bismilah thash që të investoj dhe të fitojë edhe mw shumw. Mirëpo pas disa javësh kjo faqe u bllokua. Na u bllokuan parat tona.Nuk di ku të ankohesh. Faqja del se nuk ekziston. Nuk di ku të ankohemi”, shprehet Kadriu nga Shkupi i mërzitur tej mase duke ju dridhur edhe duart nga shqetësimi, madje duke shprehur pesimizmin e madh se nuk dëshiron edhe të jeton, pas kësaj humbje të madhe.null
Ndryshe, jozyrtarishtë në këtë lojë qytetarët nga Maqedonia e Veriut kanë humbur 80.000.000 euro.
Qytetarët u antarsuan në këtë lojë me shpresën më të madhe se do të fitojnë on-line shuma marramendëse.
Si ishte e përgaditur skema piramidale nga ëebfaqja e Kinës. Qytetari antarësohej në internet në faqën BIGKOMMERRCE55888.
Pastaj depozitoni parat shembull 500 euro ose 100.000 euro. Pastaj përmes një numri imagjinar ëATSUP, merej një konfirmim se investimet e juaja në para do ju sjellin fitime ditore.
I vetmi obligimi i qytetarit ishte që nga ora 06.00 e mëngjesit të hapte telefonin të bën 50 kliklime, kinse se i shet 50 produkte(kompjuter, telefon apo gjera tjera) në AMAZON, WALMART, WISH, EBAY.
Pas klikimeve për 2 minuta, bëhej shitja e 50 produkteve që është e palogjikshme dhe menjëher vinte konfirmimi se fituat 400 dollar në ditë. Shembull nëse ke deponuar 10.000 dollar, në ditë fiton 400 madje edhe 600 dollar në ditë. është e palogjikshme që me klikime për 2 minuta të shiten 50 kompjuter në ebay ose në faqet tjera.
Pastaj kjo faqe nga Kina kërkonte që qytetarët të bëjnë thirje dhe të antarsojnë shok të ri, me të vetmin qëllim që të fitojnë të gjithë edhe më shumë.
Mirëpo kjo faqe nga KINA me emrin BIGKOMMERCE55888 është e hapur para disa muajve, nuk ka asnjë pronar, nuk ka asnjë kontratë me AMAZON dhe EBAY.
Ndryshe kjo lojë piramidale në internet po ju ngjanë mashtrimeve të viteve 1997 në Shqipëri, kur qytetarët shitnin edhe banesat dhe i depozitonin te bankat-kursimore si GJALLICA dhe të tjera, me qëllim që të fitojnë kamata(interes) të larta në ditë. Qytetarët asaj kohe donin që pa punë të fitojnë shumë para në ditë. Pas disa muajsh këta banka u mbyllën, ndërsa qytetarët e mashtruar u ngritën dhe bënë trazira të përgjakshme të cilët cuan që të bie qeveria e atëhershme e Sali Berishës.
Në këtë kohë të rrëmujës u vran me qindra qytetar të pafajshëm në Shqipëri./lider