Të fundit

Kamberi: Covid-19 nuk duhet t’a kufizoj lëvzijen e qytetarëve të Luginës për të hyrë në Kosovë

Deputeti popullor Shaip Kamberi ka reagur rreth vendimit të qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19, transmeton Ministria e Lajmeve.

Kamberi është shprehur se pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19 nuk duhet ta kufizoj lirinë elementare të qarkullimit të qytetarëve të Luginës së Preshevës, që dihet se Kosovën e kanë destinacion parësor.

Reagimi i plotë i deputetit Kamberi :

Masat e domosdoshme për mbrojtje nga Pandemia Covid 19 nuk duhet ta kufizojnë lirinë elementare të qarkullimit të lirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët, Kosovën e kanë destinacionin parësor.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ta kushtëzuar hyrjen në territorin e RKS me dozën e tretë te vaksinës, apo me PCR test, po e vështirëson dukshëm lirinë e qarkullimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Praktikisht, shumë qytetarë e kanë të pamundur ta marrin dozën e tretë pa kaluar koha nga doza e dytë dhe po ashtu një pjesë e madhe nuk kanë mundësi financiare për t’u pajisur me PCR test për çdo udhëtim në Kosovë.

Prandaj, ftojmë Qeverinë ta rishikojë vendimin.