Ronaldo, futbollisti i dytë në histori që shënon 100 gola për Kombëtare
Ylli i Juventusit dhe i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë mashkull në histori të Europës që ka shënuar 100 gola me Kombëtaren
CR& shënoi nga goditja e lirë në fund të pjesës së parë këtë mbrëmje, një gol të bukur kundër Suedisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ky ishte goli i 100-të për Portugalinë nga 165 paraqitje që ka 35 vjeçari për këtë Kombëtares, me të cilën ka bërë edhe 40 asiste.
Nga këto gola, 54 janë shënuar me këmbën e djathtë, 24 me kokë dhe 22 me këmbën e majtë
Ishte goli i 10 i tij i shënuar nga goditja e lirë për vendin e tij.
Më vonë, ai do ta kalonte shifrën 100 pasi që CR7 do të shënonte edhe një gol tjetër, duke shënuar 101 gola në fitoren si mysafirë prej 0-2 në Suedi
Ronaldo kështu bëri një rikthim interesant pasi që kishte munguar në ndeshjen e fundit për shkak se thembra e tij ishte infektuar.
Tani ai duhet ta zë Ali Daei nga Irani për të thyer rekord botëror, pasi që iraniani ka shënuar 109 gola për Iranin në karrierën e tij. /