Romanca e re e Bora Zemanit pas divorcit, tani shihet kudo në krah të aktorit të “Al Pazar”
Një vit më parë, ajo i dha fund lidhjes me partnerin e njëkohësisht babain e djalit të saj, DJ-in Vin Veli.
Duket se prezantuesja e emisioneve sportive Bora Zemani ka lënë pas krahëve divorcin dhe po përjeton sërish emocionet e një romance të re.
Mediat publikuan lajme nga historie e re e Borës, kësaj here me një djalë tjetër të skenës, pikërisht aktorin e “Al Pazar”, Donald Veshaj, vëllain binjak të Romeos, të cilin po ashtu e pamë në show-n “Dance with me”.
Bora dhe Donaldi kanë qenë në të njëjtën periudhë për disa muaj në televizionin “Klan”, ku moderatorja ishte krah Ardit Gjebreas te “Kënga Magjike”, ndërsa aktori ishte konkurrent në garën e kërcimit “Dance With Me”.
Nisur nga kjo, nuk përjashtohet mundësia që “shkëndija” mes çiftit të ketë lindur pikërisht në ambientet e “Tv Klan”. Me përfundimin e “Kënga Magjike”, Bora Zemani është momentalisht jashtë ekranit, ndërsa Donald Veshaj vijon punën e tij si aktor në spektaklin e humorit “Al Pazar”.
Por pavarësisht këtij fakti, ata shihen gjithmonë e më shumë bashkë, siç ishte rasti kur Bora u pa në shoqërinë e Donaldit në mbyllje të Festivalit të Këngës së RTSH-së.
Pasi i dha fund lidhjes me DJ e njohur shqiptar, Vin Veli, Bora Zemani ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj, që shumë shpejt ka nisur të shkruhet një romancë e re. Pak kohë më parë, e pyetur se çfarë kërkon te një mashkull pas ndarjes, Bora u shpreh se dëshiron të ndihet mirë, e vlerësuar dhe shumë e dashuruar.
“Unë kërkoj vetëm flutura”, u përgjigj ajo. Bora Zemani është nënë e një vogëlushi që quhet Arbor, i cili në muajin dhjetor bëri 4 vjeç. Historia e saj me Vin Velin ishte po ashtu ndër më të përfolurat, e cila u diskutua gjatë, edhe pasi vendosën të mos qëndronin më bashkë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/romanca-e-re-e-bora-zemanit-pas-divorcit-tani-shihet-kudo-ne-krah-te-aktorit-te-625194/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright