BoksSporti

Robin Krasniqi humb titullin, Haertel kampion i ri i Evropës

Boksieri Robin Krasniqi nuk ka arritur të mbrojë titullin e kampionit të Evropës në meçin e sotëm kundër Stefan Haertel, transmeton Ministria Lajmeve.

Me vendim unanim të gjyqtarëve kampion i ri i Evropës në kategorinë e mesme është shpallur Haertel, që mori më shumë pikë se Krasniqi.

Krasniqi u lëndua qysh në fillim në këtë meç, megjithatë luftoi për 12 raunde ndaj Haertelit.

Ky ishte meçi i tij i 55, prej të cilave ka shënuar 49 fitore, nga të cilat 17 nokaut