Opinione

Robelli: Heshtja e liderve të Prishtinës dhe Tiranës pas fjalimit te Shaip Kamberit në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi, deputet, aktivist shumevjeçar i te drejtave te njeriut dhe dikur korrespondent i mediave te Prishtines nga Bujanoci, mbajti dje nje fjalim te mire ne Kuvendin e Republikes se Serbise ne Beograd. Fjalimi tashme ka qarkulluar ne media ne gjuhen shqipe, ata qe dine serbisht mund ta degjojne edhe ne youtube.

Fjalimi u prit me nervoze nga pushtetaret shoviniste serbe te Vuçiqit dhe Daçiqit, ndersa qarqet liberale ne Serbi e lavderuan per qartesine, retoriken, argumentet e shprehura. Natasha Kandiq shkroi: “Pas fjalimit te Shaip Kamberit po marrre fryme me lehte”. Fjalimi i Shaip Kamberit demaskoi jo vetem politikat diskriminuese serbe, por shpalosi edhe deshtimet dhe mosinteresimin shumevjeçar te qeverive te Prishtines dhe Tiranes per fatin dhe te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves.

Çuditerisht pas fjalimit te Shaip Kamberit nuk reagoi me deklarate perkrahese asnje lider institucional ne Prishtine dhe Tirane. Nuk reagoi asnje lider partiak. Ndoshta per shkak se te vertetat qe i permendi Kamberi jane te pakendshme edhe per disa lidere te Prishtines dhe Tiranes, te cilet prej vitesh propagandojne nje afrim me regjimin e Vuçiqit.

Ndoshta disa lidere te Kosoves dhe Shqiperise nuk e perkrahin Kamberin per shkak se fshehurazi adhurojne ate qe ka arritur Vuçiq ne Serbi: nje parlament pa opozite. Dhe ku shefi i vertete i opozites eshte Shaip Kamberi, i cili me fjalimin e tij dha sinjal se nuk eshte politikan kukull qe manipulohet per interesa te bajraktareve politike te Prishtines dhe Tiranes.

Fjalimi i Shaip Kamberit do te duhej qe se paku mediave te Prishtines t’u sherbeje si rast ideal per te raportuar me shume mbi gjendjen e shqiptareve ne Luginen e Presheves. Nga Prishtina Bujanoci eshte rreth 70 kilometra larg. Ne Kuvedin e Serbise Shaip Kamberi foli edhe per dy milione shqiptare te Kosoves, duke permendur krimet e medha te Beogradit dhe varret masive me shqiptare madje edhe para portave te kryeqytetit serb.