Showbiz

Rita krenare me nënën e saj, e përkrah atë në fushatën kundër kancerit të gjirit

Nëna e Rita Orës, Vera është involvuar shumë në një fushatë kundër kancerit të gjirit në Britani

Vera kishte përjetuar vet këtë sëmundje dhe ka shkëmbyer përvoja të saj për këtë sëmundje.

Rita në një adresim në video është shfaqur e emocionuar derisa ka folur për atë se çfarë kishte përjetuar familja e tyre kur Vera ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit.

“Ishte diku në mes të viteve 30-40 kur ajo ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit. Mund ta imagjinoni sa vështirë ka qenë për të, të rrisë tre fëmijë, si refugjate nga Kosova dhe ta përballoj atë, tërë presionin e kësaj sëmundje në një vend të huaj, me një gjuhë tjetër, të vazhdoj të punoj si psikologe, unë nuk mund të jem më shumë krenare për mamin tim dhe udhën që ajo e ka marrë  dhe besoj se nuk do të këtë ambasador më të mirë se ajo për këtë gjë”, thotë Rita në këtë video.

Ndryshe, nëna e këngëtarës kosovare i është bashkuar “Future Dreams Charity”, një organizate që rrit fonde për luftimin e kësaj sëmundje, nxit hulumtimet shkencore, kryesisht për kancerin në gji.