Rikthehet trendi i viteve të 90-ta në Serbi, hajnat po u vjedhin karburantin veturave në Beograd
Në muajt e kaluar, qytetarët e Beogradit kanë raportuar në masë të madhe se karburanti po u vidhet nga tanket e tyre në vetura. Deri më tani, disa hajna janë identifikuar gjersa shumica e tyre veprimtarinë po e ushtrojnë në parkingje të mëdha pranë pishinave, sallave sportive dhe të ngjashme.
Megjithëse ishte menduar se vjedhja e karburantit nga veturat ishte lënë pas në shekullin e kaluar, duket se fenomeni i hajnisë me zorrë në njërën dorë dhe një shishe ose kuti në tjetrën janë rikthyer, raporton nova.rs.
Paralelisht me çmimin e karburantit, kërkesa e tij duket se po rritet, por jo në pikat e karburantit. Rasti i fundit i tillë që qytetarët e njoftuan në rrjetin social ndodhi në Beogradin e Ri.
“Kush e di sa herë u thith karburanti, i gjithë rezervuari, në Dr. Ivan Ribar. Dhe kështu me radhë pafundësisht. Le t’i kushtojnë vëmendje njerëzve që kanë qen”, ka shkruar një përdorues.
Target e shumica veturave që po u vidhet karburanti janë makinat me tabela që nuk i përkasin shtetit serb.
Ndryshe, disa individë këshilluan pronarët e veturave të blinin kapakë të ndryshëm të tankeve, me një çelës sigurie, në mënyrë që ata të mos hipnin në veturë dhe të gjenin një dorë karburanti “të mbërthyer” në zonën rezervë. /Telegrafi/