Rikthehet Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova
KF Bashkimi del me komunikatë zyrtare: Ja emrat që do ta menaxhojnë klubin drejt rimëkëmbjes
Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova ka dal me komunikatë zyrtare, duke njoftuar opinionin futbolldashës në Kumanovë dhe më gjerë rreth funksionimit dhe rikthimit të klubit në majat më të larta të futbollit në vend. Ata njoftojnë se kanë formuar Trup koordinativ i cili do të menaxhojë me klubin.
Komunikatën ua sjelllin në tërësi:
K.F.Bashkimi me trup koordinativ të ri drejt ngritjes dhe rimëkëmbjes së klubit!
Të nderuar tifozë, sportdashës, qytetarë!
Nga data 27 qershor 2019, me K.F.Bashkimi do të menaxhoj Trupi Koordinativ, me qëllim rimëkëmbjen, ringritjen dhe funksionimin e suksesshëm të K.F Bashkimi si dhe futbollit në trevat tona.
Trupi Koordinativ, pjesa më e madhe e të cilëve ish pjesëtar të ILIRËVE, në përbërje: Armend Destani, Milazim Mustafa, Burim Memeti, Burak Hyda dhe Xhelal Bajrami, do ta mbajnë peshën kryesore mbi organizimin dhe funksionimin e klubit, si në aspektin organizativ poashtu edhe atë garues!
Duke ditur se sfidat janë të panumërta, ftojmë të gjithë ata persona fizik apo juridik, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e ndryshimit, dera e bashkëpunimit është gjithonë e hapur.
Trupi koordinativ, për një periudhë shumë të shkurtër do të bëj skenim të situatës aktuale në klub dhe do të dalim me masat konkrete për funksionimin normal të Bashkimit.
Trupi Koordinativ, ka vizion, plan dhe rrugë për tejkalimin e problemeve fillestare, rikomponimin e klubit për nje start dhe sezon të suksesshëm garues. Jemi të bindur se Kumanova me rrethinë ka talent të jashtëzakonshëm me të cilët do të bëjmë një Bashkim të fortë dhe konkurues.
Suksesi është i pashmangshëm, kur të gjithë së bashku do të punojmë për BASHKIMIN!
Na prifte e mbara !
Trupi Koordinativ i K.F.Bashkimi.