Lajme

Rihapet shkolla shqipe “Nënë Tereza” në Kebek të Kanadasë

Duke filluar nga dita e sotme, fëmijët e Diasporës shqiptare në Kebek të Kanadasë do të kenë mundësinë të marrin mësime të gjuhës dhe kulturës shqiptare në shkollën shqipe ‘Nënë Tereza’, e cila mbështetet nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montréal.

Kujtojmë se Bashkësia Shqiptare e Montrealit filloi punën e saj zyrtarisht më 7 korrik 2001. Në këto 19 vjet zyrtarët e kësaj shkolle thonë se pati shumë momente festash, gëzimesh, hidhërimesh, por mbi të gjitha duhet nënvizuar puna që është bërë me shkollën shqipe ‘Nënë Tereza’. Ajo është thelbi i ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave dhe kulturës shqiptare, të cilat pasqyrohen më së miri në gjuhën tonë të bukur shqipe.

Kontributi i personave që kanë dhënë kohën e tyre që nga dita e parë për t’i shërbyer kësaj kauze kuptimplotë dhe hyjnore është për t’u vlerësuar për mundin e tyre.