Rexhepi sot priti në vizitë delegacionin e gazetarëve nga Shqipëria në selinë e KKSh-së
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Enkel Rexhepi, sot priti në selinë e tij delegacionin e gazetarëve nga Shqipëria dhe ambasadorin e Shqipërisë në Beograg, Bardhyl Canaj, transmeton MinistriaLajmeve.
Njoftimi i plotë i Rexhepit
Sot në Këshillin Kombëtar Shqiptar patëm kënaqësinë të mirëprisnim një delegacion të gazetarëve nga Shqipëria, të udhëhequr nga miku i Luginës, Aleksandër Çipa.🇦🇱
Një vlerësim i veçantë për praninë e Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd, z. Bardhyl Canaj, i cili me pjesëmarrjen e tij dëshmoi mbështetjen dhe vëmendjen e institucioneve shqiptare ndaj Luginës së Preshevës.
Bashkëbisedimi ynë u përqendrua në sfidat dhe perspektivat e informimit për çështjet e shqiptarëve të Luginës, si dhe në forcimin e bashkëpunimit mes mediave shqiptare në rajon. Mirënjohës për këtë vizitë të rëndësishme dhe angazhimin e gjithanshëm për çështjen tonë kombëtare!