Të fundit

Rexhepi dhe Salihi sot pritën Ambasadorin e Kosovës në Beograd Jetish Jasharin

Kryetari i KKSh-së, Enkel Rexhepi s’bashku me Sali Salihin, pritën në selinë e Këshillit, Ambasadorin e Kosovës në Beograd, Bardhyl Canaj, përcjell MinistriaLajmeve

Njoftimi i plotë i Rexhepit:

Sot, së bashku me Sali Salihi, patëm kënaqësinë të mirëpresim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Diskutuam për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, veçanërisht diskriminimin sistematik dhe përjashtimin nga subvencionet për fermerët.

Falënderova për mbështetje institucionale nga ana e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu nevojën ndërkombëtare për të garantuar të drejtat tona në Luginë.

Rruga jonë mbetet e qartë: barazi dhe dinjitet për shqiptarët e Luginës!