Resul Sinani braktis Nismën për Vetëvendosjen!?
Ish-gazetari, Resul Sinani është larguar nga Nisma Social Demokrate.
Sinani, i cili në partisë së Fatmir Limajt i ishte bashkuar në fillim të vitit të kaluar, përmes një shkrimi në “Facebook” ka bërë të ditur largimin.
“Përshëndetje të nderuar! Përmes këtij statusi, ju njoftoj për largimin tim nga Partia NISMA Socialdemokrate”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Sinani nuk njihet për asnjë kontriub të vetëm në partinë e cila është pjesë e ekzekutivit.
Vlen të theksohet se në katër vjetorin e themelimit të partisë Nisma Social Demokrate, ai kishte thënë se i është bashkuar Nisma-s me qëllim që ta shkruaj së bashku me të tjerët të ardhmen e kësaj partie.
“Kam shkruar shumë fjalime, por ajo që kam menduar që është të bëhet është që së bashku me ju ta shkruaj ardhmërinë e Nismës Social Demokrate të Kosovës”, ka thënë Sinani.
Sipas burimeve tona Resul Sinani shume shpejtë do të kaloj në Vetëvendosje. Kjo lidhet me faktin se para disa dite Anëtari i NISMA’s Socialdemokrate, Resul Sinani, përmes një postimi në “story” të profilit të tij në facebook, ka lënë të kuptohet se e përkrah protesten e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u zhvillua përpara Prokurorisë së shtetit.