Reshjet e shiut dhe shkrirja e borës shkaktojnë përmbytje në disa vendbanime të Bujanocit
Pas motit me shijëra sikur në shum rajone të ballkanit të cilët jan përballur me përmbytje të ndryshme duke u ngritur niveli i ujrave në lumenjë dhe përroska, edhe komuna e Bujanocit është përballur me një vërshim të tillë.
Ndërmarrja Publike “Komunalia” përmes një postimi në facebook ka sqaruar se nga afër po e menaxhon situatën me vërshimet që po ndodhin gjatë tërë ditës me kërkesë të shtabit për situata të jashtëzakonshme.
“NP”Komunalia” i’u është përgjigjur pozitivisht apelit të shtabit dhe në këtë situatë ka angazhuar eskavatorin dhe puntorët e saj në teren konkretisht në Banjën e Bujanocit”, thuhet mes tjerash në postimin e publikuar në faqen e NP “Komunalia”.
Ndërsa banorët e fshatit Konçul të komunës së Bujanocit i kanë dërguar video dhe fotografi redaksisë Titulli.com duke terguar se janë të rrezikuar nga ujërat që vijnë përmes lumit “Morava e ”.
Sipas banorëve lumi ka dalë nga shtrati dhe rrezikohen disa nga banorët përskaj lumit dhe kërkojnë ndëryrjen e organeve kompetente në këtë situatë emergjente.