Të fundit

Arifi për Euronews Albania: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi, është shkelje direkte e të drejtave të njeriut

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në intervistën e dhënë për Euronews Albania ka folur për sfidat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi, transmeton Ministria e Lajmeve.

Arifi ka folur për sfidën që kanë pasur për listën e përbashkët dhe përzgjedhjen e kandidatëve shqiptar për zgjdhjet parlamentare që janë mbajtur në Serbi. Gjithashtu ka folur edhe për sfidën e pandemisë të shkaktuar nga Covida19 ku dhe vetë ishte i prekur nga virusi mirëpo fatmirësisht ia doli të fitoj betejën me covid-19.

I pyetur nga gazetari i Euronews Albani rreth fshirjes së adresave të shqiptarëve të Luginës në Serbi, i pari i komunës ka deklaruar se kjo gjë është një fakt i vërtetë dhe se është shkelje direkte e të drejtave të njeriut. Tutje Arifi ka thënë se kjo çështje që po ndodh me shqiptarët në Serbi është ngritur si problematik edhe në nivelin ndërkombëtarë.

Gjatë kësaj interviste Arifi është pyetur edhe rreth fondit të solidaritetit për shqiptarët e Luginës së Preshevës që është premtuar nga ana e dy qeverive të Prishtinës e Tiranës, Arifi në lidhje me këtë ka deklaruar se është i dëshpëruar dhe i zhgënjyer nga dy qeveritë shqiptare të cilat ende nuk kanë ndërmarrë ndonje verprim konkrete në lidhje me fondin e solidaritetit.

Intervistën e plotë mund ta ndqini më poshtë :

Shiko këtu : VIDEO

https://fb.watch/2XdJqVq8ot/