Renovimi i trotuarit në rrugën kryesore të Preshevës, përplas pushtetin lokal dhe opozitën
Dje në profilin zyrtarë të kryetarës së komunës të Preshevës znj.Ardita Sinani ishte publikuar një video ku shihej nisma e punimeve të renovimit të trotuarit nga ish-tregu i gjelbërt deri tek shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi”
E para e komunës ka shkruar në postimin e saj se ky projekt do të kap vlerën e 500 mijë eurove dhe do të përdundojë për 90 ditë
E në lidhje me këtë sot ka reagur kryetari i APN-së Shqiprim Arifi, i cili thotë se projekti në fjalë ishte ideuar dhe i dizajnuar nga qeverisja e tij sa ishte duke udhëhequr me pushtetin lokal. Ai akuzoi kompaninë kontrakturse për bashkëpunim me opozitën e atëhershme për prolongimin e realizimit të ktij projekti.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e tanishëm të pushtetit lokal akuzojnë pushtetin e kaluar për “fryrje” të vlerës së projektit ndërsa sipas tyre me ardhjen e pushtetit të ri është reduktuar vlera nga 2 milon euro në 500 mijë euro.