Rëndohet gjendja me koronavirus e Erion Veliajt, niset në Turqi për kurim
Prej 28 korrikut kryebashkiaku i Tiranës është konfirmuar me koronavirus. Pas publikimit të lajmit prej tij ai është karantinuar në banesën e tij ku edhe është kuruar për COVID-19.
Burimet pranë familjarëve kanë bërë të ditur se situata e tij është përkeqësuar ndaj dhe është nisur për kurim më të specializuar në spitalin Axhibadem në stamboll.
Saktësojmë se këto janë burimet të afërta me familjen Veliaj, ndërsa televizioni nuk e konfirmuar zyrtarisht një gjë të tillë çka e lë të hapur mundësinë që Velaij të jetë brenda apo jashtë vendit çka i mbetet në dorë ta saktësojë vetë zoti Veliaj./OraNews/