Kryesore

Rekord i zi në Kosovë, për një ditë vdesin 6 persona të prekur me COVID-19

Gjashtë persona kanë vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të cilët ishin të prekur me koronavirus. Kjo është bërë e ditur nga Klinika Infektive e QKUK’së.

Ka shkuar në 64 numri i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19. Për gjashtë viktima është njoftuar se kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Brenda Klinikës Infektive kanë treguar se edhe 6 të vdekurit e fundit kishin pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Të gjashtë të vdekurit janë deri në orën 17”, ka thënë njëri prej mjekëve aty.