Rekord i ri në Serbi: 3822 të infektuar dhe 17 viktima nga Covid-19
Informacionet e fundit tregojnë se 3,822 persona janë regjistruar si të infektuar në Serbi, ndërsa 17 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit Covid-19.
Janë testuar 14,015 njerëz.
3,693 persona jane në spital dhe 163 njerëz gjinden në aparate për frymëmarrje.
Ky është numri më i madh brenda një dite me të infektuarve në Serbi.
Numri i pacienteve qe shtrohen ne spital gjithashtu eshte në rritje, dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kujdesen sepse numri i vendeve në spitale po zvogëlohet.
Shtabi i krizave u takua të enjten dhe masat e reja pritet të miratohen në mënyrë që të luftohet epidemia.