Rekord i numrit të të shëruarve në Itali, 2,723 persona lënë spitalin në 24 orët e fundit
Italia regjistron sot numrin rekord të pacientëve të shëruar gjatë 24 orëve të fundit e numrin më të lartë të reduktimit të rasteve pozitive me Covid 19
Italia ka dhe pak ditë kohë për nisjen e fazës 2 të luftës kundër pandemisë Covid 19 e cila do të nisë pas datës 4 maj e në bazë të një plani me linja homogjene që do të respektojë veçantitë, nevojat e problematikat e çdo rajoni e province.
Por kjo fazë e re do të ketë si rregull themelor respektimin e sigurisë e mbrojtjes personale të çdo individi me përdorimin e maskave të detyrueshëm , të dorezave e të distancës sociale deri sa të ketë një vaksinë kundër Covid 19.
Analiza e të dhënave të ditës së sotme me gjithë numrin e lartë të viktimave e të të infektuarve sjellin një konfirmim të përmirësimit të kurbës së pandemisë.
Në 24 orë janë regjistruar 534 viktima e 2,729 raste pozitive më shumë.
Por numri aktual i pacientëve pozitivë më koronavirus shënon një shifër mjaft të reduktuar nga pacientët pozitivë të një dite më parë. Sot janë 528 të infektuar më pak e numri i tyre 107,709.
Numri i viktimave ka arritur në 24,648 e numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë është sot 183,957.
Në 24 orët e fundit janë 2,723 të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre është deri më sot 51,600.
Në repartet e terapisë intensive sot janë shënuar 102 pacientë më pak e numri i tyre aktual është 2,471.