Bota

Përse Turqia po ka sukses në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit?

Që nga rastet e para të paraqitjes së virusit në Kinë, Ministria e Shëndetësisë në Turqi, themeloi KËSHILLIN SHKENCOR për Koronavirusin, i cili përbëhet nga mjekër më të suksesshëm të vendit në fushën e sëmundjeve infektive, epidemiolog dhe ekspertë të shëndetësisë publike.

•Me përpikmëri dhe me urgjencë zbatoi këshillat që u dhanë.

KËSHILL .

•E para dihej se burimi i parë i këtij virusi ishte jashtë vendit nga Wuhan (Kina) dhe si pasojë me urgjencë i nderprenë fluturimet me Kinën.

•Çdo personi që ishte futur ne Kinë apo vinte nga Kina, iu ndalua hyrja në Turqi, duke i detyruar të qëndrojnë në periudhë 14 ditore në izolim.

Pastaj me paraqitjen e rasteve në vendet e tjera me rradhë, Turqia ndaloi fluturimet me Iranin dhe Irakun dhe Gjeorgjinë duke mbyllur edhe kufijtë tokësor.

•Në çdo kufi tokësor, themeloi spitalet fushore dhe vendosi me urgjencë personelin mjekësor për parandalimin e futjes së të prekurve nga virusi në vend.

•Me kohë, në secilin aeroport ndërkombëtar vendosi kamerat termale dhe mori masat e duhura për parandalimin e futjes së të prekurve nga virusi.

•Përcolli dhe evidentoi me sukses vendet e prekura nga virusi dhe personat që vinin nga këro vende, qoftë edhe tranzit ata nuk mund të futeshin në Turqi pa qëndruar në qendra të izolimit për një periudhë 14 ditore.

•Filloi fushatën mediale dhe parandaloi paraqitjen e panevojshme të panikut duke e rritur vetëdijen e masës mbi higjienën publike.

Vlen të theksohet që Ministri turk i Shëndetësisë, Fahretin Koxha (Fahrettin Koca) po bën një punë të shkëlqyer. Deri më tani nuk ka asnjë rast të paraqitur me Koronovirus në Turqi.
Këto janë këshillat kryesore që u jepen turqëve nga ministria:
-Personat që kanë udhëtuar jashtë vendit brenda 14 ditëve të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre. Të shmangin dhe zvoglojnë kontaktin me njerëz. Të mos kontaktojnë me personat me sëmundje kronike. Nëse është e patjetersueshme të dalin jashtë të mos dalin pa vënë maska. Të lajnë duart shumë shpeshë me sapunë normal. Në rast të paraqitjes së ndonjë simptome të ftohjes të paraqiten në entin më të afëer shëndetësorë.

Ne 81 qytete të Turqisë janë përcaktuar 81 spitale për izolim në raste të paraqitjes së të prekurve me virus. Deri tani nga rastet e dyshuara asnjë rast nuk është diagnostifikuar me koronavirus.

Mjeksi eshte largoamësia dhe veprimi në kohën e duhur për ruajtjen e shëndetit, jo vetëm shërim i semundjeve. Shembull i mirë për çdo shtet. Italia me vonesë ndaloi fluturimet me Iranin, ndërsa vazhdojnë akoma fluturimet me një pjesë të Iranit, dhe tani Italia vetë përbën rrezik për të gjithë vendet e rajonit dhe Europën.

Huazuar nga Enis Hyseni