Lajme

Reciprociteti: Sot nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë 11 maune me mallra serbe

Dogana e Kosovës ka kthyer mbrapa 11 manue nga .

Dogana e Kosovës është duke zbatuar në përpikëmëri vendimin e Qeverisë së Kosovës që çon në aplikimin e masave të reciprocitetit me Serbinë.

Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganës së Kosovës i ka thënë lajmi.net se 11 maunet serbe të kthyera mbrapa kanë të bëjnë më aplikimin e masave të reciprocitetit.

“Deri tani kemi te kthyer rreth 11 , te gjitha kthimet kane te bëjnë me aplikimin e masave te reciprocitetit sipas pikës 1 respektivisht 1.1 dhe 1.3 dhe gjithashtu edhe pikës 3 te vendimit te qeverise”, ka bërë të ditur Stavileci për lajmi.net. Në anën tjetër, zëvendëskryeministri dhe ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim , tha se që nga ndërmarrja e masave të reja tregtare nga Qeveria në detyrë e Kosovës, kamionët nga Serbia po kthehen prapa në vendkalimet në Kosovë, sepse “asnjëri nuk i plotëson kushtet e kërkuara nga Dogana e Kosovës”.