Realizohet donacioni nga Kosova për komunën e Bujanocit
Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës, Fatmir Matoshi po viziton Komunën e Bujanocit.
Ministri Matoshi fillimisht u pritë në takim nga kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i Asamblesë komunale, Adnan Salihi dhe deputeti popullor, Fatmir Hasani.
Sipas agjendës ministri Matoshi dhe kryetari Kamberi, do të bëjnë pranin-dorëzimin e rreth 400 kontojnerëve, donacion ky i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Gjithashtu, Ministri Matoshi do të vizitojë edhe Këshillin Kombëtar Shqiptar.
“|”Me Ministrin Matoshi, finalizuam sot në Bujanoc, mini – projektin e përbashkët për paisje me kontajnerë të ri.” ka shkruar në facebook i pari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.