LajmeTë fundit

Me nje ze, Ardita Sinani e Ilir Sadriu : Shqiprim Arifit i qendrojne njerez te fuqishem nga mbrapa

Sonte gjate emisionit “zeri pokitik” ne televizionin aldi, kane qene te ftuar perfaqsues te te gjitha subjekteve politike shqiptare qe veprojne ne komunen e Presheves.

Mirepo, kesaj ftese i’u kane pergjigjur pozitivisht vetem perfaqsuesit e partive opozitare, qe ishin Ardita Sinani nga radhet e PVD-se dhe Ilir Sadriu nga radhet e PDSH-se.

Gjate emisionit u debatua per situaten politike ne vend, e sidomos zhvillimet e fundit qe ka pasur komuna e Presheves.

Me nje ze, perfaqesuesit e lartpermendur, ishin te mendimit se ardhja e Shqiprim Arifit ne skenen politike ka ndryshuar  diskursin politik, ne kuptimin negativ dhe nuk kane munguar nje sere akuzash per kreun e APN-se.

Njera nder akuzat me te medha, ishte ajo se te parit te komunes, po i qendrojne njerez te fuqishem nga mbrapa dhe qe me ndihmen e tyre, Kryetari Arifi po bene shperlarje te parave, dhe veprime te tjera politike, ilegjitime, jodemokratike,qe jane shume te demshme per qytetaret e komunes se Presheves.