FutbollSporti

Reali në çerekfinale të Kupës së Mbretit përkundër humbjes nga Leganes në ndeshjen e dytë

Ndeshja e dytë mes Leganes dhe Real Madridit në 1/8 e finales në Kupën e Mbretit përfundoi me rezultat 1-0, por Los Blancos vazhduan në çerekfinale pasi në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu kanë arritur fitore me rezultat 3-0.

Vendasit ishin pak më të mirë pasi skuadra e Santiago Solari ishte me shumë mungesa për shkak të lëndimeve.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi Martin Braithwaite në minutën e 30-të. Pjesa e parë i takoi dukshëm më shumë Leganes.

Vinicius Junior gjatë një momenti të ndeshjes ndaj Deportivo Leganes në Kupën e Mbretit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në pjesë e dytë Reali mbajti më shumë topin dhe tentoi të shënojë gol, por nuk ia arriti.

Reali tani vazhdon në çerekfinale, ndërsa kundërshtarin do ta mësojë me anë të shortit.

Real Madridi gjatë historisë këtë garë e ka fituar 19 herë, së fundmi në vitin 2014. Por, është Barcelona klubi më i titulluar, 30 tituj.

Klubi i dytë me më së shumti trofe është Athletic Bilbao, 23 trofe.