Reagon Forumi Gruas i PDSH-se ndaj drejtorit Driton Salihu
Pas publikimit te fotografise se znj Sinani ne menyre jo ligjore nga drejtori i Shtepise se Shendetit Driton Salihu, ka reaguar edhe Forumi Gruas i Partise Demoktrtike Shqipetare.
Ky eshte reagimi i plote :
Forumi i Gruas i Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e saj të mbajtur me datë, 21.03.2019, lëshon këtë:
REAGIM
Komuna e Preshevës përveç situatës së rëndë politike dhe ekonomike të shkaktuara nga Qeveritë e njëpasnjëshme të Republikës së Serbisë, tani po përjeton ngjarje dhe zhvillime të cilat asnjë herë më parë nuk ishin prezente në mesin tonë.
Forumi i Gruas i PDSH-së, e dënon fuqishëm dhe reagon ashpër ndaj publikimit të pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë brenda hapsirave të shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë nga ana e drejtorit të këtij institucioni, duke keqpërdorur dhe shkelur kështu jo vetëm normat ligjore por edhe ato morale të shoqërisë, me motivin e vetëm për të goditur kundërshtarët politik, në këtë rast këshilltaren e Kuvendit Komunal zonjën Ardita Sinani.
Forumi i Gruas i PDSH-së kërkon urgjentisht që ndaj këtij akti kundërligjor dhe primitiv të merren masa të mënjëhershme nga ana e themeluesit të këtij institucioni pra Kuvendit Komunal, duke shkarkuar drejtorin e shtëpisë së shendetit, me që i njejti deri tani nuk ka ofruar dorëheqjen e cila nuk mjafton për parandalimin e kësaj katandisje që po ndodh në komunën e Preshevës.
Forumi i Gruas i PDSH-së i bën thirrje edhe kryetarit të Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës z. Sami Salihu, që të distancohet nga kjo politikë e instaluar dhe të parandaloj kryetarin e Komunës së Preshevës që të vazhdojë me rrënimin e vlerave jo vetëm kombëtare por edhe këtyre morale dhe njerëzore në komunën tonë!