Lajme

Ulvi Fejzullahu: MEDRESEJA ESHTE E ÇMUAR DHE RRESPEKTUAR, POR PADREJTESIT NGA NJEREZ TE PAPERGJGJSHEM JANE TE PAPRANUARA

Imami ne xhamine e Bujanocit Ulvi Fejzullahu, ka reaguar per situtuaten alramante qe eshte duke ndodhur ne Shkollen e Medresese ne Presheve, transmeton Ministria Lajmeve.

Para disa javeve sic kemi njoftuar opinion publik, ka pasur disa etiketime, akuza dhe kunder-akuza, te ndersjella mes profesoreve te kesaj shkolle.Pas deklarates te kryetarit te Bashkesise Islame, Fikret Limani situata pothuajse u normalizua.

Mirepo, ministrialajmeve raporton se, disa nxeneve te ketij institucioni i’u eshte bere nje padrejtesi, duke i’u thyer notat e sjelles nga 5 ne 1e qe thuhet se jane viktime e mosmarveshjeve te mesimdhenesve.

Njeri nga nxenesit e ketij rasti, ishte edhe nipi i imamit Ulvi Fejzullahu Ensari, e qe ky akte i padrejte ndaj nipit te tij, e ka shtyre hoxhen te reagoj ne nje status ne profilin e tij ne Facebook.

Ky eshte shkrimi i plote i hoxhes :

Sqarim

Ensar Fejzullahu, 
eshte djali i vellaut tim.
Nxenes ne vitin e fundit ne medresen e Presheves.

Çuditerisht i thehet nota e sjelljes nga 5 ne njish, kete fat e kane edhe 9-nxenes tjere.
E PAPRANUAR ESHTE KJO ME RREGULLA, pergjegjesit duhet te tregojne se çfar krimi kane bere nxenesit.

Keta jane viktime e ngaterreses se profesoreve ne mes veti duke akuzuar njeri tjetrin per vehabizem dhe dervishizem. 
Detajet e tyre te mbrendshme personalsiht nuk i di. 
Porblemt e tyre duhet t’i zgjidhin ne mes veti.

Nje po e di qe viktime eshte nipi im Ensar Fejzullahu. 
Ne si familje jemi ndier keq me kete padrejtesi ndaj Ensarit andaj kemi vendosur qe ta nderpres mesimin.

Ne si familje nuk mund ta durojme kete dhunim qe ia bene Ensarit. Andaj jemi te indinjuar thelle, Ensari jo qe eshte djale i familjes sone, por te gjithe e njohin per sjelle shembullore, suksesin ne shkolle e ka te shkelqyer.

Padrejtesisht ju eshte thyer nota e sjelljes;
Kjo ka ndodhe ne kundershtim me rregulloren e medreses;

Neser ne ora 9:00 kemi me i terheq dukumentet, per kete e kemi Informuar Medresene.

Per rrjedhat e me tutjeshme do t’ju informojme, inshaAllah.

****
MEDRESEJA ESHTE E ÇMUAR DHE RRESPEKTUAR, POR PADREJTESIT NGA NJEREZ TE PAPERGJGJSHEM JANE TE PAPRANUARA.