Reagon edhe Vjosa Osmani për vendimin ndaj Vulinit: U miratua racizmi ndaj shqiptarëve
Kandidatja për Presidente të Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se urrejtja e serbëve ndaj popullit të Kosovës që po sponsorohet nga vet shteti i Serbisë ka qenë mbizotërues gjatë gjithë historisë.
Ndërkaq, vendimin e Gjykatës e ka quajtur një njollë të zezë në qeverisjen e serbëve.
“Urrejtja e serbëve ndaj popullit tonë e cila po sponsorohet nga shteti ka qenë mbizotërues përgjatë historisë. Vendimi i sotëm i Gjykatës për ta miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është edhe një njollë tjetër në historinë e qeverisjes së tyre. Kjo duhet tua hap sytë atyre që shpresuan që Serbia do të përmirësohej”, shkruan në Twitter, Osmani.