Reagon APN : Shefat Ademi keqpërdori pozitën e tij për interesa personale
Pas njoftimit për dorëheqje nga pozita e kryetarit sënëndegës të fshatit Corroticë dhe largimit nga APN të Shefat Ademit, ka ardhur edhe reagimi nga kryesia e nëndegës së APN-së.
Nga anëtarët e kryesisë së nëndegës në fjalë thuhet ish – kryetari Shefat Ademi keqpërdori pozitën zyrtare për interesa personale të tija dhe theu parimet e partisë.
Reagimi i plotë kryesisë së nëndegës së APN-së :
Kryesia e nëndegës së fshatit Corroticë sonte në mbledhjen jo të rregullt njëzëri vendosi për shkarkimin e kryetarit të nëndegës së fshatit Corroticë.
Duke marë parasysh keqpërdorimin e pozitës zyrtare për interesa personale duke u joshur për pozita në arsim, pra shkelja e statutit dhe thyrja e parimeve të partisë, z. Shefat Ademi shkarkohet me votë unanime nga pozita e kryetarit të nëndegës.
Ndryshimi vazhdon ?