Lajme

Rashit Qalaj aderon në PDK

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Zoti Qalaj është njëri që për 20 vjet ka punuar në Policinë e Kosovës dhe ka udhëheqë institucionin më kredibil që ka Kosova. Në programin e rimëkëmbjes do ta ketë rolin kyç që t’i vazhdojë reformat e sigurisë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq Qalaj ka thënë se e ka pasur të vështirë dorëheqjen nga Policia e Kosovës, duke shtuar se në institucionet e sigurisë ka filluar degradim.

“Unë sot jam i nderuar që do të jem anëtar i PDK-së. Në këtë parti kam pasur shume shokë miq e bashkëluftëtar. E kam pasur te vështirë të marr këtë vendim dhe ka qenë vendim edhe emocional. E gjitha që kemi bërë në Kosovë është meritë e kolegëve të mi por rrethana në vitin e fundit ndryshuan dhe nisi një degradim enorm i sistemit të sigurisë vendosa që vet të kyçëm në politikë që të jap kontributin tim”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka konfirmuar se Qalaj do të jetë kandidat për deputetë në listën e PDK-së.