Rashiq: Adresa ime e parë është Kurti, por jam i hapur edhe për opozitën
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Ai ka thënë se nëse shterën të gjitha opsionet që Kurti të zgjidhet kryeministër ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim edhe me partitë opozitare.
“VV-ja është partia më e madhe në Kosovë dhe pothuajse i kanë marrë gjysmën e numrit të deputetëve të cilët janë me numrin e shqiptarëve, kështu që ky është si parim se adresa e parë e imja të jetë partia më e madhe. Në bazë të eksperiencës sime politike unë e shoh se ka një potencial për bashkëpunim edhe më të thellë edhe më të frytshëm dhe bazuar në këtë adresa e parë do të jetë zoti Kurti
Por, është normale sikurse kam thënë edhe më herët pas 20 vjetëve eksperiencë që kamë në politikë unë njihem personalisht me shumicën e kryetarëve të partive çoftë deputetë të partive, kështu që normale që kam komunikime me ta, jo në aspektin zyrtar por në aspektin privat dhe nëse në një moment ndodh që të bisedohet me partitë e tjera normale që jemi të hapur pasi që çdo takim nuk do të thotë konfirmim. Çdo takim është që të analizohet çka mund të jetë bashkëpunimi. Por, konsideroj se paria më e madhe e vendit e ka autoritetin e parë politik dhe ne si parti të vogla së pari duhet të bisedojmë me ta. Nëse shargohen krejt opsionet ku zoti Kurti do të jetë kryeministër, normale që unë njohëm personalisht edhe me të gjithë kryetarët e partitë politike dhe nuk është asnjë problem që mund të ulemi të bisedojmë për bashkëpunim. Sepse prej fillimit të karrierës sime politike kam qenë konstruktiv. Nuk kam asnjë problem personal me asnjë prej përfaqësuesve të partive politike”, ka thënë ai për Rtv21.