Të fundit

Arifi përgëzon personelin shëndetësorë që fituan vendime të përhershme në Shtëpine e shëndetit

Një numër i të punësuarve në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, sot kanë fituar vendime të përhershme pune nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, me këtë rast të punësuarit i ka përgëzuar Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Postimi i plotë i z.Arifi

“Ndihem krenar që sot, në bazë të vendimit që e ka sjellë Qeveria e Serbisë më datë 15 mars të këtij viti, ku vendimet në kohë të pacaktuar i takojnë vetëm atyre të cilat kanë punuar gjatë periudhës pandemike nga stafi medicional mjekët dhe motra medicionale dhe mjekët dhe motrat nga Kampi i Refugjatëve në Preshevë duke mos përfshirë këtu shoferët, pastruesit, laborantët dhe stomatologët, kemi marrë njoftimin se i gjithë personeli shëndetësor, në bazë të kushteve të caktuara nga Qeveria e Serbisë, është pajisur me vendime në afat të pacaktuar.
Ky është një superlajm për Preshevën pasi që në 15 vitet e fundit është hera e parë që stafi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit pajiset me vendime të tilla.
Si aseti jonë më i çmuar e që e kanë dëshmuar duke mbajtur frontin e parë në situatën e vështirë e kritike që solli vendin pandemia globale, këta kanë shërbyer pakursyeshëm në nevojat e kërkesat shëndetësore duke bërë çdo përpjekje të mundur në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në përballjen me virusin.
Urime të gjithëve, u jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj të çmueshëm, të pandalshëm dhe të palodhshëm gjatë vështirësive të krizës shëndetësore e që rrezikuat edhe jetët tuaja për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Ky është shpërblimi jonë për ju”