RASHICA “HARRON” LËNDIMIN, I GATSHËM PËR NDESHJEN E RADHËS
Werder Bremen është mysafir i Hertha Berlin në ndeshjen e xhiros së 22-të të Bundesligës.
Milot Rashica si duket do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje pasi që pësoi një lëndim kundër Augsburg ku shënoi dy gola.
Trajneri Werderit, Florian Kohfeldt ka thënë se ylli kosovar ndihet më mirë dhe është stërvitur me skuadrën.
“Milot Rashica ishte përsëri në stërvitje të plotë dje dhe ndihet më mirë“, ka thënë trajneri.
Në konferencë gjithashtu ishte edhe Rashica i cili foli për ecurinë e tij, shkruan Indeksonline.
“Është e rëndësishme që të vazhdoj të luaj, jo vetëm për Werderin, por edhe për ekipin tim kombëtar. Kam shumë në shtëpi që më kanë mbështetur qysh në fillim. Tani për tani jemi të lumtur, por ende dëshiroj të arrijë më shumë“, ka thënë ylli kosovar.