Raportohet për zhdukjen e shokut të qelisë së Astrit Deharit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është shprehur e tronditur për lajmin, ende të pakonfirmuar, për zhdukjen e Adonis Gashit, njërit prej shokëve të qelisë së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se sikurse mbrëmë nuk kanë asnjë informacion nëse lajmet në fjalë janë të sakta, e nëse po çka do të bëjnë institucionet në këtë drejtim.
Ajo ka kërkuar që familja, aktivistët dhe qytetarët të njoftohen sa më parë për rastin.
“Padyshim se ky lajm ishte tronditje e radhës për të gjithë ne që kërkojmë drejtësi për Astritin”, ka thënë Haxhiu. “Sikurse mbrëmë as sot nuk kemi asnjë informacion se a janë të sakta këto lajme, nëse po, çfarë po bëjnë institucionet në këtë drejtim”.
Raportohet se Adonis Gashi është në kërkim nga institucionet e rendit në Kosovë.