Të fundit

Zyrtare: Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, do të mbahen në nëntor 

Zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Serbi do të mbahen më 13 nëntor, mëson Ministria e Lajmeve.

Ministrja për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun social, Gordana Çomiq, shpalli sot zgjedhjet për anëtarët e 23 këshillave të pakicave kombëtare.

Këto janë zgjedhje të rregullta që mbahen çdo katër vjet.

Kujtojmë që kryetar i KKSH-së është Ragmi Mustafa, i cili u zgjodh në atë pozitë në vitin 2018 me votat e tetë anëtarëve të këshillit.