Të fundit

Raporti zyrtar i policisë rreth vrasjes në Bujanoc

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanovac, me urdhër të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vrajë, arrestuan A.Xh. (1970) nga komuna e Bujanocit, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ai ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë dhe prodhim të paligjshëm, mbajtje dhe trafikim të armëve dhe eksplozivëve, thuhet në raportin zyrtarë të policisë.

Në bazë të këtij raporti dyshohet se A.Xh të dielën (12 korrik) rreth orës 12:00, në rrugën Karagjororgje Petroviq në Bujanovac ai qëlloi dhe vrau një person me armë për të cilën nuk kishte leje, pas së cilës ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Vrajë, një autopsi të trupit të të ndjerit do të kryhet nga Instituti për Mjekësi Ligjore në Nish.

Personi i vrarë është N.F nga Tërnoci ndërsa është plagosur edhe babai i tij I.F, transmeton Titulli.com.

I dyshuari është ndaluar deri në 48 orë dhe do të sillet në prokurorinë e përmendur me një kallëzim penal./Titulli.com/